Kontrollorët u bënë prindër, prindërit policë

Ramadan Ramadani, kolumnë “ Kush po rrihet atje”, Fokus
Kemi situata në të cilat ata që janë të paguar të jenë shtet me të hollat tona, luajnë prindër, mësues dhe kontrollorë biletash,  e prindërit, arsimtarët, kontrollorët, nxënësit dhe të gjithë ne, qytetarët, duhat të kemi përgjegjësi shtetërore dhe ti gjejmë kriminelët?!

Mladen Çadikovski, kolumnë – “A kemi fëmijë për eksport”, Fokus
Si të lindim fëmijë nëse nuk kemi me çka ti rrisim? Maqedonia nuk duhet të eksportojë fëmijë, por keçap, ajvar, majonezë, pije, turizëm, mish, qumësht, djath, çaj, pjesë automobilash dhe çelik.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë –  “Hibridë maqedonas ose persona komplete”, Fokus
A është qeveria pasqyrë e popullit? Ajanë me të vërtetë këta zgjedhja jonë? Shihni vetëm karakteristikat profesionale dhe të karakterit të tyre. Nuk mundet të quhen as edhe mafi.

Xhelal Hoxhiq, kolumnë –“ Patriotizëm është ta mbrosh Maqedoninë nga Qeveria”, Fokus
Të gjithë ne kemi për detyrë të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë. Nuk guxojmë më asnjëherë politikën tua lëmë vetëm partive politike.

Stojan Andov, kolumnë –“ Zbrazëtia dhe dezorientimi i politikës tonë të jashtme”, Fokus
Nuk mjaftojnë ankesat tona për padrejtësitë që po na bëhen, por është me shumë rëndësi që qeveria ynë të jep propozim konkret deri te Këshilli për siguri.

Vasil Mickovski, kolumnë – “Andov patrioti vs. Gligorov tradhëtarit”, Slloboden Peçat
Tregimi i Andovi-t është shumë afër asaj që quhet teori e komplotit- sikur, njeriu i parë i Maqedonisë, me popullaritet dhe mbështetje nga qytetarët, ka bë plane për disfigurimin e kombit!

Dimitar Mirçev, kolumnë –“ Liri për Shipoviqin, por edhe për gjykatën”, Dnevnik
Si të besojmë në gjykatë të pavarur, nëse nuk kemi besim në të? Nëse bëjmë shtypje politike, nëntokësore, ilegale mbi të? A do të bëhet e pavarur gjykata me këtë lloj shtypjeje?

Mariela Trajkovska, koment – “ Ofendime pa fund”, Dnevnik
Dilema se a thua politikanët me porositë e tyre ofenduese vetëdijshëm manipulojnë me qytetarët për poena  politike, sepse retorika e këtij llojit, çdo herë merr fuqi para zgjedhjeve, pamarrëparasysh për çfarë zgjedhje bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button