Vdekja e Olldashit, flet dëshmitari: Unë pashë gjithçka

U fol shumë një ditë më parë se në makinë me deputetin Sokol Olldashi ndodhej dhe dikush tjetër por kjo është hedhur poshtë edhe nga dëshmitarët.

Pronari i një prej lokaleve të Krrabës ka rrëfyer për një të përditëshme që ai ka parë të gjithë aksidentin:

“Dritat e makinës u rrokullisën tatëpjetë. Era po tundte fort pemët, tendat e lokalit dhe ç të gjente përpara. Nuk u dëgjua ndonjë zhurmë e fortë frenimi, por vetëm kërcitjet e ferrave”.

Haki Sallufi ka rrëfyer se në makinë nuk kishte një person të dytë:

“Aty pashë benzin që kaloi dhe të them të drejtën nuk ishte me shpejtësi të madhe, por sapo ktheva kokën për nga lokali dallova dritat që morën për tatëpjetë. Nuk ka mundësi të ketë qenë dikush tjetër, vetëm po e përpiu dheu. Ka pasur vetëm 2 rrugë ku personi tjetër mund të ikte, ose nga asfalti, ose përmes maleve, por askush nuk pa asgjë. Le të vijë kush të dojë që pretendon se ka parë dikë tjetër dhe të ballafaqohet me mua.”

Gjithashtu dëshmitari shton:

“Për çudi atë moment, sapo makina u përmbys, shiu pushoi direkt dhe filloi pak minuta më vonë. Dukej sikur edhe Zoti e respektoi shpirtin e tij”.

Natën e së mërkurës deputeti demokrat Sokol Olldashi humbi jetën teksa kthehej me makinën e tij nga qyteti i Elbasanit./ alb-observer

Lajme të ngjashme

Back to top button