Mourinho, megjithatë nuk kalon te United – kthehet te Interi?

Jose Mourinho mund të mos shkojë te Manchester United, duke vazhduar kështu spekulimet për një kthim te Interi.

Special One është dukur se do të kalojë te Djajtë e Kuq, por mediat angleze raportojnë se kështu mund të mos ndodhë.

Mourinho është përplasur me drjetorët e United, dhe arsyeja është mungesa e strategjisë për të rinjt dhe kërkesa për të involvuar si menaxher të së ardhmes Ryan Giggsin.

Nëse ky spekulim konfirmohet, atëherë hapen opsione të reja për portugezin.

Thuhet se Mourinho është i interesuar për t’u kthyer te Interi, që po vuan këtë vit për rezultate.

Milani dhe Roma po ashtu mund të jenë opsione për Mourinhon, teksa vet ky i fundit nuk dëshiron Juventusin, që e konsideron rival të përbetuar për shkak të dashurisë që ka ndaj Interit, transmeton Telegrafi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button