BDI përshëndeti nismën e Todor Petrovit (FOTO)

BDI deklaratën e një dite më parë të financuesit dhe iniciatorit të kryqit në Butel, kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas Todor Petrov e cilëson si një hap të guximshëm të cilin duhet respektuar pasi vendimi i tillë i ‘klikës’ që përfaqëson Petrovi kontribuon në tejkalimin e krizës së krijuar ditëve të fundit në Butel, transmeton Alsat-m.

“Deklarata e fundit e iniciatorit të kryqit se në vend të simboleve që përçajnë duhet të ndërtojmë simbole që bashkojnë komunitetet, është një kualitet i ri dhe deklaratë e guximshme që duhet të respektohet dhe kjo është zgjidhja më e mirë e kësaj situate”,thuhet në kumtesën e BDI-së.

Një ditë më parë Todor Petrovi kërkoi që të ngrihet një përmendore kushtuar Fan Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare si dhe deklaroi se nuk do të ngre padi ndaj sulmuesve që e kishin rrahur atë ditë më parë.

241188

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Me falni , por me gjithe respektin per te madhin Fan Noli, une jam kunder qe Todorovi te na e vendose bustin e Tij!? Nuk dua qe Todorovi te me hudh lemoshe!!! Dua qe vete ta organizoj jetèn time ….

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button