Jeton Kelmendi pranohet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës

Shkrimtari i njohur shqiptar Jeton Kelmendi, është pranuar anëtarë i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës. Në një ceremony të mbajtur me datën 5 mars, në Salsburg të Austrisë, u bë ndarja e diplomave të anëtarëve të rinjë të kësaj akademie, e cila është një nga institucionet prestigjoze akademike në Evropë.  Kelmendi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të anëtarësimit si anëtar i rregullt i kësaj akademie, në të cilin institucion ka dhjetra fitues të çmimit Nobel. Fokusi kryesor i kësaj akademie janë shëndeti, dialogu, dhe toleranca.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është  themeluar në  vitin 1985 në Salzburgu dhe njëra ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë. Sivjet, temë e tribunes shkencore ishte “Next Europe” (Evropa tjetër).

Jeton Kelmendi (2)

Jeton Kelmendi është shkrimtari i dytë shqiptar, pas Ismail Kadaresë, më i përkthyeri dhe lauerat i dhjetra çmimeve ndërkombëtare. Ai poashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Studimeve të Larta të Ukrainës, anëtarë i Akademisë së shkencave dhe arteve të Evropës me seli në Monte Karlo, si dhe anëtarë i shumë institcioneve prestigjoze ndërkombëtare akademike e kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button