Erion Veliaj me Partizanin, tifozët e Tiranës shajnë në Facebook kryebashkiakun

Pozimi i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj me gazetarin sportiv Eduard Manushi, njëkohësisht edhe drejtues i emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku të dy mbajnë në duar faqen e parë të gazetës sportive Panorama Sport, në të cilën shfaqet sulmuesi i Partizanit Xhevahir Sukaj, autori i golit të parë në derbin me Tiranën, ka shkaktuar një indinjatë të thellë te tifozët e Tiranës, të cilët nuk e kanë pritur mirë faktin që një nga aksionerët kryesorë te ekipi i tyre, siç është Bashkia, të pozojë me foton e ekipit që ata urrejnë më shumë dhe që përpos kësaj i mundi në derbin e fundit.

Në faqen e tyre zyrtare K.F Tirona, që i përket komunitetit më të madh të tifozëve bardheblu, ata kanë ofenduar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, madje duke shkuar deri aty sa kanë mallkuar veten për votën që i dhanë, transmeton Syri.net

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button