Pas Armina Mevlanit, guxon edhe Olta Gixhari

Një nga modelet më trendy të flokëve, të cilin Armina Mevlani e ka praktikuar prej kohësh, duket se po bëhet tendencë edhe për emra të tjerë të botës së showbiz-it. Pak muaj më parë, ndërsa fashion blogger-ja e njohur i preu flokët me balluke edhe për t’iu përshtatur setit të fundit të fotove nga vitet ’70 për bloggun e saj, shumë menduan se Armi e “kopjoi” modelin nga të tjerë personazhe, madje disa aluduan se ajo “donte t’i ngjante” Sadije Berishës, ish-bashkëshortes së Shkëlzenit – partnerit të Arminës. Por pas pak javësh, u duk se balluket, tashmë janë kthyer në trend jo vetëm në Shqipëri, por edhe në emra të tjerë të njohur në botë.

E fundit që ka guxuar me flokët dhe modelin është edhe aktorja e njohur e Teatrit Kombëtar, Olta Gixhari, e cila ka eksperimentuar, si rrallëherë me flokët. Në shfaqen e fundit në një party mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, Olta ka postuar një foto në të cilën duket me stil të ri flokësh. Biondja besnike, tanimë vjen edhe me balluke, por ajo që nuk ka ndryshuar është pamja seksi, të cilën Olta e di që e ka armë të fortë të joshjes. A do të guxojë t’i mbajë balluket për një kohë të gjatë? Kjo mbetet për t’u parë!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button