Albana Osmani prek ëndrrën, një film në Hollywood

Një foto e orëve të fundit, postuar në profilin e saj në Instagram, bashkë me shënimin se së shpejti do të jepte një lajm shumë të rëndësishëm që e kishte bërë të lumtur, shumë-shumë ngriti dyshime për një program të ri në televizionin ku ajo punon prej kohësh, por kjo i kaloi të gjitha parashikimet, madje edhe të vetë Albana Osmanit: “Kjo foto së shpejti do t’i atashohet një lajmi që ka të bëjë me ekranin super të madh… Ku do t’më shihni?! As vetë nuk e besoj dot ende! Do e ndaj shumë shpejt me ju të gjithë! Lajmi s’ka të bëjë me foton, por do jetë në profilin tim të parë, prezantues të këtij rrugëtimi” – shkroi Albana gjatë ditës së djeshme… derisa sot, pak minuta më parë, ajo jep lajmin e radhës.

Gjithçka bëhet fjalë është një film, në Hollywood, “Lazarat Burning”, kontratën me të cilin Albana tashmë e ka nënshkruar: “As nuk e kisha ëndërruar ndonjëherë, por u bë realitet! Ndërsa do ulesha në kafe me miken time të shtrenjtë, Donika Bardha, u gjendem pranë producentëve të Hollywood në të njëjtin ambient. Ata na përshëndetën. Dhe më pas më kërkuan një takim. Pak ditë më vonë më bënë dhe ofertën për të qenë pjesë e filmit “Lazarat Burning”! Mercury Films, Hollywood… O Zot, nuk u besoja dot veshëve. Kjo ishte ëndrra që po shikoja me sytë e hapur! Tani jam e lumtur t’ju vë në dijeni që kam nënshkruar kontratën dhe mezi pres të jem pjesë e ekranit të madh të kinemasë” – lajmëron Albana nga profili i saj, transmeton portali RevistaClass.al

Kështu, vizitat e fundit në Amerikë, së bashku me setet fotografike të Fadil Berishës dhe “ngacmimeve” të Albanës nga profilet e saj sociale, e paskan pasur një arsye të fortë. Dhe një arsye për të gjithë shqiptarët. Këtë thotë edhe vetë Albana, ndërsa falënderon të gjithë miqtë në rrjetet sociale për urimet: “Ju falënderoj të gjithëve një e nga një. Më falni nëse nuk ju bëj dot tag emrin gjithsecilit, por me zemër ju falënderoj! Gëzoj për Shqipërinë që do shohë bota në këtë film. Shqipërinë, ashtu siç është e mirë pa fund, me gjithë kalvarin e vuajtjeve që kaloi. Faleminderit të gjithëve përzemërsisht!

Asgjë tjetër nuk mbetet, veçse t’i urojmë bukuroshes së ekranit shumë suksese!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button