Burrat nuk duan që t’i shpëtosh ti ata

Nëse sheh ndonjë djalë në rrugë ku kalojnë makinat, duke parë telefonin, lëre të kalojë. Tani, jo me të vërtetë, por…lëre të fajësojë Karmën. Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Evolution and Human Behaviour, burrave, nuk iu duken tërheqëse gratë që verpojnë në mënyrë heroike, si ushtarët në luftë, transmeton RevistaClass.

Rezistoji impulsit për t’ia futur murit me kokë deri sa ta shpjegojmë. Studiuesit e Universitetit të Southampton-it rekrutuan 159 gra dhe 181 burra dhe u treguan profile ushtarësh që bënin akte trimërie, si për shembull luftonin në fushën e betejës ose ndihmonin viktimat gjatë një shkatërrimi natyror, duke vrapuar andej këndej, e merrni me mend vetë. Gratë u joshën nga këta burra, burrat nuk u tërhoqën nga këto gra.

Autorët e studimit sugjerojnë që, është historia, në rrënjët e kësaj: burrat njihen si specia fizikisht dhe psikologjikisht më e fortë. Kështu që si mund të lejojnë ata që ta merrni ju këtë rol? “Parë në dritën  e rrezikut fizik dhe riskut të riprodhimit, futja e grave në një situatë agresioni, nuk është strategjia e duhur e riprodhimit”, thonë ata në njoftimin për shtyp.  Strategji riprodhimi? Tani mund ta godasësh murin.

Gjithsesi, nuk na vjen keq nëse ju kemi shëptuar jetën.

Marie Claire

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button