Populizmi nuk “dhezë” më te të rinjtë

Premtimet boshe parazgjedhore gjithnjë e më shumë i irritojnë të rinjtë në Maqedoni. Në vend të populizmit, kërkojnë debat të hapur dhe zgjidhje konkrete për problemet e tyre.

“Të rinjve u duhet perspektivë dhe jo vendime “sot për nesër” sa për t’i realizuar qëllimet partiake. Disa nga të rinjtë i kanë kuptuar qëllimet e partive ndërsa disa të tjerë po heshtin. Vetëm me debat të vërtetë ku do të përfshihen edhe të rinjtë mund të sigurohet një e ardhme më e mirë. Siç po e shohim, kohëve të fundit “biseda” me të rinjtë po bëhet vetëm sa për ta ndalur zërin e tyre për një të ardhme më të mirë”, shprehet studenti Nenad Aleksiq për DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

“Paralajmërimet e fundit për projekte të mëdha të Qeverisë nuk janë asgjë tjetër pos retorikë e zbrazët dhe karakteristikë e një Qeverie populistë e cila tashmë është e lexuar si libër, posaçërisht nga të rinjtë”, është shprehur aktivisti Betim Ameti.

Forcat rinore përkundër aktualitetit politik shprehen optimist dhe thonë se situata do të ndikojë që Maqedonia të bëhet më e denjtë për jetë, ku do të dominojë prosperiteti, kreativiteti dhe liria./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button