Krerët institucional bëjnë homazhe në Prekaz

Sot në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prekazin e kanë vizituar drejtuesit më të lartë shtetëror.

Presidentja Jahjaga ka thënë se sot përkujtojnë familjen Jashari me plotë dhimbje, transmeton Klan Kosova.

53 anëtarët e rënë të kësaj familjeje dhe sakrifica e tyre neve na bënë që të përkujtojnë kontributin që ka dhënë kjo familje për ta bërë Kosovën shtet te lirë dhe të pavarur.

Në Prekaz sot ka qëndruar edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili ka thënë se në këtë ditë përkujtojnë sakrificën e familjes Jashari. Mustafa ka thënë se në këtë ditë kujtohen edhe veprimet ushtarake që Serbia ka bërë mbi popullin e Kosovës.

Ai me këtë rast ka vizituar edhe muzeun e hapur në Prekaz ditë më parë.

Pas Mustafës homazhe ka bërë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ka thënë se kur shkojnë në Prekaz shohin atë se çfarë duhet bërë për vendin.

E në memorialin përkujtimor në Prekas ka qëndruar edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, që ka thënë se familja Jashari i flijua që popullit dhe Republikës së Kosovës t’i hiqet dhuna.

Sipas Ymerit vetsakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari mobilizoi popullin shqiptar në luftën për liri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button