Si u bë i pasur 15 vjeçari nga dhoma e tij e gjumit

Sipërmarrësi 15 – vjeçar Mohammed Ali nga Britania, tashmë është një njeri i pasur dhe ka fituar mjaftueshëm aq sa të përballojë vetë shpenzimet e universitetit.

Si një djalë që shpenzonte orë duke luajtur në internet, nuk ishte e largët dita që filloi të interesohej për mënyrën se si krijoheshin lojrat online.

Në moshën 12 vjeçare ai filloi të shikonte tutoriale në YouTube dhe të lexonte gjuhën e programimit Java, përpara se të krijonte një lojë të tijën të quajtur “Project 2006”.

“Një ditë isha i mërzitur se nuk kisha më lojra të reja, kështu që vendosa të krijoj një timen”, tregon ai.

Në vitin 2012, vetëm pak muaj e hodhi lojën online, regjistrimet për të shkuan në 3,000 persona.

“Project 2006” ishte në goditje e madhe. I kërkova një djali nga Hollanda që të më menaxhonte,” shprehet për fillimet 15-vjeçari britanik.

Kur e kuptoi që me aftësitë e tij në kompjuter mund të bënte para, Mohammed ndërtoi një faqe të tij online, ku këshillon si të bësh biznes dhe krijon faqe online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button