Edhe ish ministri Janakievski shfajësohet duke thënë se është i pafajshëm (VIDEO)

PSP në disa raste është dëshmuar se punon me instruksione të LSDM-së. Kujtojë një deklaratë të Zoran Zaevit kur tha se gjatë periudhës së ardhshme do të ketë kërkesë për paraburgim, aktakuzë e kështu me radhë. Dhe vetëm pas disa ditëve PSP e bëri pikërisht atë që e paralajmëroi Zoran Zaev. Do të thotë se PSP funksionon si dorë e shtrirë e LSDM-së. Kështu është shprehur ish ministri për transport  dhe lidhje, Mile Janakieski, njëri prej të dyshuarve në rastin “Titanik” në një intervistë të tij për televizionin Nova, transmeton Portalb.

Sipas tij, konferenca për shtyp e PSP-së ka qenë mjaftë teatrale dhe nuk ka pasur argumente.

“As kam ndikuar tek dëshmitarët, e as qe planifikojë. PSP vetëm po i plotëson dëshirat e Zaevit”, ka thënë Janakieski.

Para dy ditëve akuzat e Prokurorisë speciale i ka mohuar edhe ish ministrja Gordana Jankullovska./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button