Rinia jonë është në ankth

Nga Busejra Jëlldëz

Çdo ditë e më tej po merremi me gjëra të kota, me diçka që dikush tjetër po vendos për ne. U lodhëm duke u përballuar me lajka të përgatitura për ne. Sa qesharake më duken këta punë që ne rinia ulim kokën poshtë dhe vazhdojmë një rrugë pa kthim. Vazhdojmë të merremi me probleme të të tjerëve, duke u zgjuar me lajme të kota, frika na mbulon. O Zot mjerët ne për përjetimet tona.

Ndjenjë e të jetuarit në një vend ku një ditë përfundon me një shpresë  që e nesërmja nuk do të jetë më e keqe se kjo e përjetuara e sotshme, mirëpo me shpresë se e nesërmja do të ketë një lule më të bukur se ditët e kaluara.

Ne duhemi të jemi shembuj të gjeneratave të reja. Ku janë ata që mendojnë që janë studiues të fortë? A mbushen ndonjëherë bibliotekat tona me nxënës e studentë? Janë të njëjtit ata që shkojnë të lexojnë e mësojnë nëpër biblioteka, janë të njëjtit ata që blejnë libra dhe dhurojnë vetëm që leximi dhe mësimi mos të humb.

Po ku ngel shoqëria e cila nuk bën gjë tjetër përveçse merret me organizime të ahengjeve dhe partive, ku janë tubimet për lloj lloj temash, për zgjedhjen e problemit të një shokut apo shoqes tjetër, nuk vazhdon më një rrugë e lidhur, rrugët janë shkëputur dhe askush nuk mundohet të ngjit to.

Ankthet po na ngulfasin me syhapur, mjerim për ne. Shpresojmë që do hapim sytë mirë dhe do rregullojmë shumë sende për të qenë edhe ne si popull të buzëqeshur e një ndër më të gëzuarit, mund ta arrijmë këtë qëllim sepse ne kemi zemër të gjërë, jemi të gëzuar dhe buzëqeshur mirëpo këtë nuk mundemi ta shpalosim për shkak që të tjerët nuk na kuptojnë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button