Piktori Gëzim Emini hapi ekspozitën e radhës në Vjenë të Austrisë (FOTO)

Piktori kërçovar Gëzim Emini, solli para artdashësve ekspozitën e tij të radhës me piktura nga motive të ndryshme të këtij zhanri të arteve pamore dhe vizuale në Vjenë të Austrisë.

Piktori Gëzim Emini (2)

Në Austri Gëzimi ka marrë pjesë me disa nga punimet e tij nëpër ekspozita të ndryshme kolektive. Ai kryesisht merret me artin abstrakt, të cilin me ngjyrat e shumëllojshme dhe intensitetin e tyre, mundohet ta prezantojë tek konsumuesit e këtij zhanri.

Piktori Gëzim Emini (4)

Nga 17 mars 2016 ai hap ekspozitën e tij të radhës në “Kunstraum Dr. Roland” në Vjenë (adresa: Neubaugasse 43, 1070 Wien), e cila titullohet “Bota përmes ngjyrave”, përmes së cilës ai tregon se jeta nuk është vetëm bardh e zi, por edhe ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në jetë. Ekspozita do të jetë e hapur deri në qershor 2016.

Piktori Gëzim Emini (5)

Gëzimi ka lindur më 7 janar 1982 në Kërçovë, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 2001 regjistrohet në Akademinë e Arteve Figurative, drejtimi i grafikës, në Universitetin e Tetovës, ku me sukses diplomon në vitin 2006, në klasën e profesorit Nafi Jashari. Pas diplomimit punon disa vite si mësues i artit figurativ në vendlindjen e tij. Është anëtar i Klubit të Artistëve “Draodacum“ në Gostivar, në kuadër të të cilit ka organizuar në vendlindje disa ekspozita kolektive. Nga viti 2010 ai emigroi në Austri, ku dhe sot e kësaj dite jeton me familjen e tij dhe vazhdon të krijojë në sferën e tij profesionale.

Piktori Gëzim Emini (6)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button