Pas përplasjes me Blushin, Rama bën kosh nga Vlora

Edhe pse PD denonconte përpara dy ditësh një gjendje skandaloze me punimet e nisura në Vlorë për shëtitoren buzë detit dhe kanalizimet e ndryshme, kryeministri Edi Rama, është përgjigjur sot me një kosh në lojën e tij të preferuar, basketbollin, duke e pagëzuar si “fotoja e ditës” në rrjetete sociale.

Sot Rama ka qenë Vlorë, ku ka ndjekur procesin e votimit të brendshëm në parti. Ai deklaroi se brenda dy muajve të fundit në të gjithë strukturat partiake të socialistëve janë kryer gati 5 mijë procese votimi.

Procesi i votimit të delegatëve në Vlorë u ndoq për pak minuta nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Pasi doli nga qendra Rama e cilësoi pjesëmarrjen të pazakontë dhe mbresëlënese.

“Ky është një proces shumë mbresëlënës. Në rajonin Vlorë-Gjirokastër, pas një pune të madhe për hapjen, riorganizimin, reformimin e strukturës sociale të çdo organizate, sot, mesa duket me një pjesëmarrje të pazakonshme, po votohet për delegatët e kongresit. Partia Socialiste në këtë proces, në afro dy muaj ka zhvilluar mbi 5 mijë procese zgjedhore, procese për organizatat, për kryetarët e organizatave, procese për delegatët dhe do të vazhdojmë me Kongresin e partisë, që ka një rëndësi themelore, pasi është një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave”- deklaroi Rama.

E vetmja njësi që nuk do zhvillojë votime është Lazarati. Kjo sipas deputetit Koco Kokëdhima ndodh pasi nuk mjafton numri i anëtarëve për t’u përfaqësuar me 1 delegat.

Rajoni Vlorë-Gjirokastër do të përfaqësohet në Kongres më 80 delegatë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka inspektuar punimet për ndërtimin e shëtitores në Vlorë.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë projekti ka përmbyllur 42% të punimeve dhe brenda dy javëve pritet të nisë faza e dytë e tij, mbjellja e pemëve.

Kryeministri shoqërohej nga kryetari i bashkisë Vlorë dhe prefektja dhe deputetë të këtij Qarkut.

Shefi i qeverisë i i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vizitoi edhe një nga shkollat që ka përfituar nga programi qeverisë, shkollën artistike “Rilindja”, ku me një investim prej mbi 60 milionë lekë janë rikonstruktuar ambientet e b Një klasë e veçantë i kushtohet fëmijëve të emigrantëve të thyer rishtas, për t’i ndihmuar ata të integrohen sa më shpejt në kushtet e reja për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button