Fitojnë derbit Gostivari dhe Vëllazërimi (Tabela+Rezultatet)

Skuadra e Vëllazërimit ka fituar edhe një ndeshje shumë të rëndësishme, duke marrë kësaj radhe tri pikë të plota në derbin e javës së 16-të të Ligës së Dytë, kundër Euromilkut.

Të përzgjedhurit e trajnerit Xhengis Rexhepi u treguan shumë të disiplinuar dhe zbatuan me shumë kujdes të gjitha detyrat që kishin marrë para ndeshjes. Futbollistët kërçovarë ishin dominues nga fillimi i ndeshjes dhe kërkonin me sulme të shpejta golin, e që e shënuan përmes Valon Zeqirit në minutën e 10-të, ndërsa i njëjti futbollist kishte edhe disa raste tjera.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ndërsa goli erdhi në minutën e 62-të, kur pas asistimit të Leonard Kallabës, me kokë shënoi Kushtrim Ballazhi. Deri në fund të ndeshjes dy ekipet kishin disa raste që nuk u konkretizuan, ndërsa me këtë fitore Vëllazërimi dëshmoi se është në rrugë të mirë për ti ikur zonës së rrezikut, pasi dy ndeshjet derbi në javën e 15-të ndaj Lubancit nxori barazim si mysafire, ndërsa sot e mundi Euromilkun.

Edhe Gostivari ka vazhduar serinë e fitore, duke marrë edhe në këtë javë një tri pikësh tjetër, ndërsa në fitorja erdhi ndaj liderit të tabelës së Ligës së Dytë, Ljubancit.

Pjesa e parë ishte në dominim të Gostivarit që shënoi shumë shpejtë në minutën e 3-të me anë të Maliq Belulit, ndërsa ky gol ishte i mjaftueshëm për pushimin merituar 15-të minutash. Në pjesën e dytë Gostivari shënoi për 2:0 për të na bërë që të besojmë se fitorja do të jetë shumë e lehtë, kur vetëm pas katër minutave lojë shënoi Sllavço Vellkovski. Por kështu nuk doli të jetë, pasi mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me dy gola që shënoi Teodor Fidanoski fillimisht zbuti epërsinë në minutën e 58-të, e më pas barazoi në atë të 65-të.

Por Gostivari nuk lejoi befasi duke shënuar edhe dy gola të vonshëm por të qetësisë. Bilal Velija shënoi për 3:2 në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 87-të shënoi Altin Lloga. / Portalb /

Rezultatet e javës së 16-të: KF Gostivari – Ljubanci 4:2, Vëllazërimi – Euromilku 2:0, Kozhuvi  – Teteksi 0:1, Makedonija GjP – Pobeda 0:0, Pelisteri – “Skopje” 0:2.

1.) Teteksi 26, 2.) Ljubanci 25, 3.) Makedonija GjP 25, 4.) FK “Skopje” 23, 5.) Vëllazërimi 23, 6.) Pelisteri 21, 7.) FK Euromilk 20,  8.) Pobeda 20, 9.) KF Gostivari 19 dhe 10.) Kozhufi 10 pikë

Në javën e 17-të do të takohen: Euromilku  – Gostivari, “Skopje”- Kozhuvi, Ljubanci – Pobeda, Pelisteri – Makedonija Gj.P, dhe derbi i javës Teteksi – Vëllazërimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button