Viktima e abuzimit seksual nga një prift në Australi rrëfen vuajtjet e tij

Në Australi debatohet rreth rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve, pas pranimit të ministrit të Ekonomisë së Vatikanit dhe kardinalit të Australisë, George Pell, raporton Anadolu Agency (AA).

Pell në fillim të javës në deklaratën e tij me anë të telekonferencës nga Roma, kishte theksuar se: “Në atë periudhë instinkti ynë më shumë ishte kundrejt ruajtjes së institucionit, shoqërisë së kishës nga turpi”.

Nga ana tjetër Tim Lane nga qyteti Ballarat i Australisë i cili kishte vuajtur nga abuzimi seksual i një prifti foli për AA. 44 vjeçari Lane nga qyteti Ballarat tregoi se edhe ai është një ndër viktimat e abuzimit seksual.

Lane i cili e shikoi deklaratën me video konferencë të Pell-it nga Roma, në ekranet e vendosura para ndërtesës së komunës, vuri re se personat me qëllime të këqija zakonisht viktimat e tyre i zgjedhin nga mesi i fëmijëve të cilat janë të pambrojtur.

“U abuzova në shtëpinë time. Gjithashtu edhe vëllezërit/motrat e mi u abuzuan. Është shumë rëndë të jesh i detyrueshëm të jetosh me një gjë të tillë”, tha Lane.
Ai më tej duke theksuar se personat e tillë strehohen nën maskën e besimit dhe hyjnë në kishë, tha se: “Unë dhe vëllezërit e mi në atë periudhë ishim të pambrojtur. U abuzova në shtëpinë time. Vëllezërit më të mëdhenj dhe 3 motrat e mia gjithashtu u abuzuan. Është shumë rëndë të jesh i detyrueshëm të jetosh me një gjë të tillë. Për njerëzit të cilët thonë se i besojnë Zotit dhe duke u fshehur pas Zotit bëjnë gjëra të këqija dhe fëmijët janë objektiva të lehtë”.

– “Ka dallim të madh mes çmendurisë dhe të keqes”-

Lane duke theksuar se është rëndë të kuptohen gjërat që i bënë një prift, një i rritur i cili e përfaqëson besimin, një fëmije të vogël, tha se: “Fshihesh pas Zotit, por në vend që ta përfaqësosh Zotin, t’iu tregosh fjalë të bukura njerëzve, t’iu japish shpresë, i përdhunon fëmijët e vegjël dhe ja shkatërron jetën atyre. Unë nuk mendoj se këta njerëz me të vërtet i besojnë një krijuesi”.

Ai më tej duke treguar se njeh shumë vajza dhe djem në Ballarat të cilët janë viktimizuar nga ana e priftërinjve, tha se: “Është shumë gabim të thuhet se këta njerëz kanë bërë gabim ose shëndeti mendor i tyre nuk është në vend. Përkundrazi këta njerëz morën një vendim personal dhe i zbatuan ato pa i menduar të tjerët. Ka dallim të madh mes çmendurisë dhe të keqes. Personi i sëmunrë mendor, nuk mundet ta dije se është i çmendur. Ndërsa një njeri i keq, është i vetëdijshëm i së keqes brenda tij”.

Lane me vite e ka pyetur veten se pse, kur fëmijët të ekspozuar ndaj keqtrajtimit si abuzim, përdhunim, rrahje, punonjësit të tjerë të kishës nuk i kanë parandaluar këto, tha se: “Mendoj se heshtën që ta mbrojnë veten dhe kishën. Nuk deshën që të dalë në shesh e të shkoj deri tek Papa. Por pasojat e gjithë këtyre i paguam ne”.

– “Kjo nuk është një gjë e cila do të kalojë ose do të harrohet”-

Lane duke treguar se asnjëherë nuk është shpëtuar nga efekti i gjërave që ka përjetuar, tha se: “Veprimet e këqija që kanë bërë, kanë efekt të përhershëm në jetët tona. Kjo nuk është një gjë e cila do të kalojë ose do të harrohet. Asnjëri nga nuk është shëruar, nuk kemi harruar gjërat që i jetuam. Nuk arrita që ti fshij imazhet të cilat i kam në kokë pavarësisht se kanë kaluar vite”.

Ai duke theksuar se është rëndë të mbetet në qytetin ku ka kujtimet më të këqija nga fëmijëria, tha se e do shumë Ballarat-in prandaj nuk është shpërngulur në ndonjë vend tjetër. “Javën e kaluar kisha një intervistë para kishës. Një kohë të gjatë nuk kisha shkuar afër kishës. Ishte e rëndë për mua”, tha ai.

Ai duke vënë re se asnjëherë nuk ka hequr dorë nga besimi në Zotin, tha se: “Besoj se Zoti me kalimin e kohës do të korrigjojë gjithçka. Ashtu siç shkruan në Bibël, çdo njeri do të jap llogari për gjërat të cilat i ka bërë. Unë besoj në praninë e Zotit dhe e di që një ditë do të korrigjojë gjithçka. Është rëndë të jetohet në një qytet që ka qenë skenë e tmerreve. Por familja ime dhe shokët e mi janë këtu. Edhe unë dua të jetoj me të dashurit e mi”.

– “Ky nuk është faji ynë”-

Lane duke i bërë thirrje atyre të cilat janë viktima si ai, tha se: “Duhet t’i rrisim zërat e tyre që njerëzit me qëllime të këqija mos të strehohen brenda shoqërisë. Qoftë në Turqi, e qoftë në Australi, duhet të flasin ku do qoftë në botë janë. Sepse kjo nuk është faji i atyre. Ato gjëra që i jetova nuk janë faji im. Zoti është me ne. Shpresoj se hetimi i Komisionit Mbretëror, do të siguroj që fajtorët të marrin dënimin të cilën e meritojnë”.

Komisioni Mbretëror kundër Abuzimit Seksual të fëmijëve i cili është i formuar në vitin 2012, kishte nisur hetim pas pohimeve se në vitet 1960-të dhe 1980-të në qytetin Ballarat të shtetit Victoria të Australisë priftërinjtë kishin abuzuar ndaj një numri të madh të djemve dhe vajzave. Në kuadër të hetimeve ishte referuar edhe deklarata e George Pell-it i cili në atë periudhë ka qenë në detyrë në Ballarat.

Disa viktima nga Ballarat-i kishin shkuar në Romë për të biseduar me Papën dhe Pell-in, ndërsa disa të tjerë deklaratat e kishin ndjekur nga qendra e Komisionit në Sydney.

Banorët e qytetit, kishin lidhur fjongo që simbolizojnë viktimat në kishë, shtëpitë dhe shkollat në të cilat pohohet se fëmijët janë abuzuar seksualisht, ndërsa në gardhin e kishë kishin vendosur pankartë me mbishkrime, “Nuk do të heshtim më”, “Do të luftojmë për drejtësi”.

Pell i cili i dha deklarata Komisionit nëpërmjet telekonferencës nga Roma, nuk kishte shkuar në Australi për shkak të problemeve shëndetësore, ku kishte treguar se Kisha Katolike ka bërë “gabime shumë të mëdha” në lidhje me abuzimin e fëmijëve. Pell ka theksuar se “Në rast se ishin marrë masat e nevojshme në kohën e duhur do të ishte parandaluar vuajtje e shumë personave” dhe kishte kërkuar falje.

Pritet që komisioni të shpallë në ditët e ardhshme raportin e përgatitur.

Nga ana tjetër Komisioni i OKB-së Kundër Torturës, kishte shqyrtuar në mbledhjen periodike për shqyrtim të Vatikanit shumë çështje në lidhje me trajtim çnjerëzor, duke përfshirë edhe abuzimin e fëmijëve në Vatikan.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në raportin e janarit të vitit 2014 të cilën e kishte përgatitur në lidhje me Vatikanin, kishte theksuar se me vendimet e marrë të Vatikanit, në 10 vitet e e fundit është siguruar mjedis për priftërinjtë që të përdhunojnë dhe abuzojnë ndaj dhjetëra mijëra fëmijëve.

Në raport ishte theksuar që të gjithë priftërinjtë të cilët akuzohen për abuzimin ndaj fëmijëve menjëherë të largohen nga detyra e tyre nga ana e Vatikanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button