Brazil 2014: Brazili favorit, anglezët as në top-10!

Pasi janë kompletuar të gjitha 32 përfaqësueset botërore të cilat do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror Brazili 2014, bastoret i kanë vënë favoritët e tyre. Emri i parë është nikoqiri Brazili, dhe koeficienti për ta fituar titullin botëror “kariokët” e kanë 4.25. Pason Gjermania me 5, ndërsa katërshen e madhe e përmbyllin Argjentina dhe Spanja. 

Është interesant të theksohet se pozitën e pestë e mbanë Belgjika me koeficient 13. Pasojnë Italia, Holanda, Uruguaji, Portugalia dhe Kolumbia. Në top-10 mungon Anglia që shumë pak është duke u përmendur.

Kroacia është e 20-ta, ndërsa para kësaj përfaqësuese janë Gana, Kili, SH.B.A, Bregu i Fildishtë, Zvicra, Nigeria dhe Ekuadori kurse Bosnjë dhe Hercegovina është gati në fund me koeficient 151.

Lajme të ngjashme

Back to top button