Një tjetër titull për KM Liria, edhe juniorët kampion

KM Liria përsëri kampione e Maqedonisë. Pas seniorëve dhe juniorëve U23, kësaj here erdhi radha të dominojnë edhe Kampionatin Zgjedhor për junior, që gjatë ditës së sotme u mbajt në Shkup. Në organizim teknik të KM Liria, nën udhëheqjen e trajnerëve të klubit, KM Liria dominoi plotësisht dhe në fund u shpallur kampion në konkurrencë ekipore, me gjithsej 33 pikë të tubuara, nëntë më shumë se Tefejuzi, qe u ndal në pozitën e dytë.

Individualisht, në fund KM Liria nxori fitues në tre kategori, ku shfaqi dominim absolut me kampionët e ri të Maqedonisë, Minir Rexhepi (50 kg), Elmedin Sejfullahu 55 (kg) dhe Riad Rexhepi (60 kg).

Nga ana tjetër, në pozitën e dytë u ndalën Amir Thaçi (84 kg) dhe Jusuf Sahiti (96 kg).

Në pozitën e tretë u kurorëzuan: Fati Vejseli (55 kg), Shaip Brava (60 kg) si dhe Basri Jusufi (66 kg).

Pas këtij suksesi tjetër të radhës nga KM Liria kanë njoftuar se po përgatiten për të marrë dhe një tjetër titull, i vetmi që i mungon koleksionin të sivjetëm, e ai është Kampionati Zgjedhor për kadet, qe do te mbahet pas dy javë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button