Plas humori për Luana Vjollcën (Video)

Performanca live e Luana Vjollcës ka shkaktuar edhe të qeshura.

E ajo që e ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është një videomontazh, ku vë në lojë moderatoren, kjo e publikuar nga faqja në Facebok “Lolita.”

“Zëri i Luanes në versionin unplugged shkatërron familjen shqiptare. I menjëhershëm interesimi i Assad-it për ta adoptuar si armë kimike,” është shkrimi që shoqëron videon, transmeton Koha.net

Kjo video deri më tani është parë nga miliona shikues dhe është shpërndarë në qindra profile të tjera. Madje, për këngëtaren janë krijuar edhe thënie si:

“Luana Vjollca është shembulli tipik i një njeriu që ndoqi ëndrrat, por problemi është se ëndrrat nuk e ndoqën Luanën”.

Performanca e Luana Vjollcës u komentua edhe nga personazhe të njohura. Një prej tyre që ka qeshur me lot ka qenë edhe kantautori Elton Deda. “Për të qarë e për të qeshur,” ka shkruar kantautori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button