Me kamera do të kapen ‘trimat’ nëpër autobusa

Siguria e udhëtarëve në autobusët e transportit publik në Shkup do të rritet me vendosjen e inçizuesve që do të vendosen nëpër autobusë.

Me ato do të identifikohen kryersit e secilit incident që do të ndodh nëpër autobusët e qytetit.

‘Autobusët kanë kamera por jo edhe inçizues. Në rrjedhë është procedura për blerjen e inçizuesve me të cilët do të mund të vërtetohet shumë lehtë personi që kryen incident të caktuar. 50 inçizues fillimisht do të vendosen nëpër linjat e autobusëve për të cilët ne mendojmë se janë më pak të sigurta dhe ku ndodhin më shumë incididente’ tha drejtori i NQP-Shkup, Misho Nikollov.

Ndërmarrja transportuese e Shkupit ka punësuar katër kontrollorë, detyra e të cilëve është sigurimi i nxënësve.

‘Këto kontrollorë deri tani kanë parandaluar shumë incidente. Megjithkëtë ata janë vetëm katër, ndëra në linjë ka 13 autobusë me numrin ‘65’ dhe në periudhën e ardhshme planifikojmë të punësojmë edhe katër të tjerë të cilët do të kenë për obligim sigurimin e atij rajoni’ nënvizon Nikollov.

Ndryshe javën e kaluar ndodhën dy incidente në autobusë. I pari ku ishin lënduar tetë persona ishte në autobusin më numër 65, ndërsa për këtë MPB ka dyshuar të kenë marrë pjesë 8 adoleshentë shqiptarë, 3 nga Shkupi, 2 nga fshati Batincë, 2 nga fshati Gërçec dhe 1 nga fshati Studeniçan.

Në incidentin e dytë, pjesëmarrës dyshohen të jenë 5 adoleshentë shqiptarë, 1 nga Shkupi, 3 nga fshati Haraçinë, 1 nga fshati Studeniçan dhe 1 nga fshati Rashçe./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button