Kongresi Botëror Maqedonas me iniciativë për përmendore të Fan Nolit (VIDEO)

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, në protestën e sotshme, para të pranishmëve tha se nuk do të padisë personat që kanë sulmuar fizikisht. Ai gjithashtu paralajmëroi se Kongresi Botëror Maqedonas do të ndërmarrë iniciativë për vendosjen e përmendores të Fan Nolit në mes të komunave Çair dhe Butel, njofton TV21.

“Në prag të festës krishtere “kërkimfalje”, më 13 shkurt, KBM-ja do të merr iniciativë për ngritjen e përmendores së Fan Stilian Nolit mes komunave Çair dhe Butel, si dhënie e dorës së pajtimit për bashkëjetesë mes dy komunave. Në prag të festës “kërkimfalje” publikisht deklaroj se ata që më kanë sulmuar nuk do t’i padisë”, tha mes tjerash, Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button