Një natë para sulmit në Prekaz: Çka tha Hamzë Jashari, për pjesëtarët e familjes? (Video)

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit Shekip Fazliu, në Emisionin “Komiteti” ka folur për se çfarë ka ndodhur një natë para sulmit në familjen Jashari.

“Në ora tre e deri në mëngjes isha në roje, në mëngjes ndodhi rrethimi. Hamza, pasi shkon në gjumë, kthehet. Ishte i shqetësuar. Tha: ‘Erdh Hysen Ngucati. U mbush prej Mitrovice krejt tanke’. Pyes: ‘Çka do të bëjmë me pjesëtarët e familjes’. ‘Çka me bo’, më tha, ‘kur iu ka mbush mendja i vogël e i madh me luftu me serbët’”, thotë Fazliu, i cili flet edhe për qetësinë e Adem Jasharit, në pragë të sulmit të serbëve.

Ai po ashtu ka treguar se kush ka qenë i përfshirë në luftimet në Prekaz në ditën kritike dhe pse aty nuk kanë shkuar për të ndihmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button