Tetovë, përleshje e përgjakshme në gjimnazin “Marsi”

Një nëntëmbëdhjetë vjeçar është therur me thikë në pjesën e shpinës, në përleshjen e përgjakshme e cila ka ndodhur dje në gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë. Plagën e ka marrë nga mjet i mprehtë dhe i fortë, sipas të gjitha gjasave thikë. Personi në fjalë ka qenë i dërguar në Spitalin e Tetovës dhe është mbajtur më mjekim të mëtutjeshëm, njofton Portalb.

Në përleshjen në të cilën kanë marrë pjesë shtatë persona, i lënduar është edhe moshatari i tij i cili ka marrë plagë serioze në dorë. 5 personat e tjerë në moshë rreth 18 vjeçare të cilët kanë marrë plagë më të lehta janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pjesëmarrësit në incident së pari kanë filluar verbalisht të fyhen ndërmjet veti, që më pastaj sharjet dhe fyerjet të kalojnë në grushta, shqelma dhe përleshje me gjësende të forta.

Pjesëmarrësit më të rinj në incidentin në fjalë, me praninë e prindërve janë thirrur në bisedë në policinë e Tetovës, ndërkaq është biseduar edhe me dy personat me lëndime më të rënda. Varësisht nga lloji i lëndimeve nga SPB-Tetovë paralajmërojnë akuza përkatëse për pjesëmarrësit në incident. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button