Shkup, promovohet albumi me këngë shqipe ‘Këngë ndër vite’

Për të kremtuar festën e alfabetit shqip ashtu siç u ka hije shqipëtarëve, me këngë dhe valle, Shoqata për promovimin e kulturës shqiptare në Maqedoni ka publikuar CD me këngët burimore shqipe: ”Këngë ndër vite”. 

Radio Shkupi jo vetëm që ka qenë mjeti i parë i informimit por shqiptarët, por ndërkohë ndër vite ka arritur të plotësoj të gjitha shijet muzikore të dëgjuesve, tha ma këtë rast kryetari i shoqatës, njëherit edhe kryeredaktor në Radio Shkup, Haki Mustafa.

“Për shkak se kemi kolori të pasur prej këtij viti deri në 70 vjetorin e Radio Shkupit, të gjithë këngët që kanë qenë në bunker dhe që janë kënduar më parë nga artistët tanë, do të botohen në CD dhe do tua japim juve si dëgjues”, shprehet kryetari i shoqatës për promovimin e kulturës shqiptare Haki Mustafa.

Edhe pse për shkak të sistemi të asja kohë shumë shirita me këngë kanë qenë të mbyllura në bukerët e Radios sërish me kalimin e kohës ata kanë arritur ti nxjerin dhe të bëjmë që ato të dëgjohen nga të gjithë dëshmojnë redaktorët Liri Lena dhe Memet Manev.

“Vlera të dokumentuar ka mjaftë në Radio Shkup dhe gjurmë të kohës më të hershme janë mbledhur, vlera të begata këngësh ka dëgjues dhe komente se Radio Shkupi ka nivel në përzgjedhjen e këngëve”, shprehet redaktori i emisionit dokumentar Liri Lena.

“Me një magnetofon të thjeshtë shkonim në terren dhe kemi arritur të rregjistrojmë këngë në shirita, sistemi i futi edhe në bunker, por ne dal nga dal arritëm t’i kthejm”, shprehet redaktori i muzikës Memet Manev.

Shoqata për promovimin e kulturës shqiptare si shoqatë joqeveritare është formuar më 4 shkurt të vitit 2008 dhe gjatë këtij intervali kohor ka arritur të realizojë shumë aktivitete kulturore në mesin e tyre edhe manifestimete “Shkupi festoon”, “Follk univers”, “Fest Kino”, “Përpunimi i këngëve qytetare”, dhe ka marrë pjesë aktive në shumë ngjarje kulturore për të promovuar vlerat kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button