Seri sulmesh në Irak, vriten 38 persona

Së paku 38 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 46 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve në kryeqytetin e Irakut, Bagdad dhe në qytetet Ramadi dhe Falluxha.
Në mesin e 38 të vrarëve, 24 janë pjesëtarë të organizatës terroristë DAESH.

Zyrtari policor, Selman el-DXhabiri deklaroi për AA se një ushtar ka vdekur gjatë sulmit me granatë mbi një stacion policor në fshatin Arab Xhebbur në pjesën jugore të Bagdadit, ku mbetën të plagosur pesë policë.

Xhabiri thekson se gjatë sulmeve në lagjet El-Emina, El-Mahmudiyye, El-Verdiyye dhe El-Huseyniyye në lindje të Bagdadit janë vrarë shtatë civilë dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pjesëtarët e DAESH-it kanë kryer sulme edhe mbi pozicionet e policisë në lindje të Felluxhe-s, ku kanë mbetur të vrarë gjashtë policë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, ushtria e Irakut me përkrahjen e avionëve të forcave të koalicionit ka kryer sulme ajrore në fshatrat në rrethinën e Ramadit.

Raportohet se janë vrarë 24 pjesëtar të DAESH-it, ku janë shkatërruar edhe katër automjete ushtarake./AA/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button