Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit (FOTO+VIDEO)

Qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, po protestojnë përpara Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit kontrovers të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, njofton Portalb.

Qytetarët janë duke kërkuar dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva dhe gjykatësve tjerë që e votuan vendimin kontrovers. Njëkohësist ata kanë shtypur një pllakatë në të cilën shkruan “Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese”.

Sipas protestuesve, në vend që gjykatësit në vend që ta mbrojnë Kushtetutën ata po e mbrojnë pushtetin aktual.

Sipas propozim-ndryshimeve, kryetari i shtetit do të ketë të drejtë t’i amnistojë edhe personat që janë të dënuar për mashtrime zgjedhore, përcjellë Portalb.

Protesta po mbahet me qëllim që Gjykata Kushtetuese edhe njëherë ta rishikojë vendimin dhe njëkohësisht, nga protestuesit kërkohet që të mos ndryshohet ligji i tanishëm.

  CcyQJBIXIAEPawQ

CcyP4eMVAAAhybJ

Përndryshe, gjatë protestës së fundit, më 29.02.2016, protestuesit gjatë protestës së fundit para Gjykatës Kushtetuese kanë gjuajtur me letra tualeti drejt godinës së Gjykatës, kështu duke demonstruar mendimin e tyre për vlerën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe duke kërkuar që të tërhiqet vendimi i tyre për që presidenti të ketë të drejtën që t’i amnistojë manipuluesit e zgjedhjeve.

“Dorëheqje”, “Shtet partiak”, “Banditë”, “Shtet mafijozësh” ishin vetëm disa nga thirrjet që dëgjoheshin nga protestuesit.

Kujtojmë se më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button