Shvercerat: Lereni politikën dhe ndihmoni sportin

Me të kuptuar për ndryshimin që ka bërë FFM lidhur me vendin e luajtjes së ndeshjes Rabotniçki – Shkupi, që është dhe derbi e javës së 21 të Ligës ë parë futbollistike të Maqedonise, e që kishte ardhur me rekomandim të MPB-s, tifo grupi i FC Shkupit, “Shvercerat”, kanë reagur për në vendim të tillë.

Ata reagimin e tyre e kanë përcjellë përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook”, ndërsa e sjellim të plotë:

Reagim !

Shvercerat Shkup ndihen të zhgënjyer nga vendimi për dislokimin e ndeshjes mes Rabotniçkit dhe Shkupit, si dhe ndalesën e tifozëve në stadiume sepse ky veprim skandaloz, nuk dëmton vetëm tifozët dhe sportdashësit, por mbi të gjitha dhe futbollin e mjerë që kemi në vend. Kishim një fije shprese se do rregullohej e gjitha, dhe niveli i futbollit do ngritej, por veprimet skandaloze të FFM-së, veprime që mund të quhen dhe politike sepse politika dukshëm po ndikon në sport, ndaj dhe apeli jonë është ky :
Lëreni politikën dhe ndihmoni sportin sepse kështu jeni duke varrosur vlerat sportive në vend, si dhe jeni duke shkatërruar çdo vlerë shoqërore e civile. Sporti është pasuri, ndaj largoni ndikimin politik nga sporti.

Sidoqoftë, ne do jemi krah klubit sepse mendjen dhe zemrën kemi aty, kurse këta pengesa vetëm shtojnë dashurinë dhe punën për të mos u ndier i vetëm ky klub historik i kryeqytetit.

Me Respekt
Shvercerat Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button