Shillegov: Trajanov mbron interesat e Gruevskit

Është e qartë se iniciativa e deputetit Pavle Trajanov për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve ishte përpjekje hipokrite për nxjerrjen e Gruevskit pas dënimit të fortë nga publiku vendas dhe komunitetit ndërkombëtar, për dënimin e gazetarit Kezharovski, tha zëdhënësi I LSDM-së Petre Shillegov.

“Sqarimi I Trajanov se I tërheq ndryshimet me kërkesë të VMRO-DPMNE-së është rrëfim skandaloz për presion klasik nga institucioni Kryeministër në institucionin Deputet. Është naive të mendohet se dikush do të besojnë se Trajanov, I cili është partner I koalicionit me Gruevskin, me vetdëshirë I ka propozuar këto ndryshime”, tha Shillegov.

Sipas Shillegov është e trishtueshme të shihet se si një deputet, I cili duhet ti mbrojë interesat e qytetarëve, lejon që të bëhet “satelit’ nëpërmjet të cilit Nikolla Gruevski manipulon me qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button