Kontrolli i Listës Zgjedhore vetëm në gjuhën maqedonase, Prekopuca: çështje teknike

Lista Zgjedhore e cila u publikua online këto ditë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka dëshmuar se është tejet kaotike, duke pasur madje qindra persona-votues që jetojnë në një banesë. Për këtë Portalb.mk ka shkruar disa herë, megjithatë, kontrolli i kësaj liste ka edhe një problem tjetër, emrat e votuesve janë vetëm në gjuhën maqedonase.
LISTA ZGJEDHORE ONLINE KLIKO KËTU.

Nëse një shqiptar apo nacionalitet tjetër jo-maqedonas tenton të kontrollojë se a gjendet në listë, dhe më e keqja të sheh se sa njerëz votojnë me të njëjtën adresë si ai, do të vërejë që sapo shkruan emrin e tij në shqip, ai shndërrohet automatikisht në alfabet cirilik. Kjo që ndodh e vështirëson kontrollin e listës dhe paraqitjes së parregullsive në lidhje me të.

gjuha maq
                                     Shembull i kontrollit të Listës, shkrojnat në alfabetin cirilik

LEXO: Absurdi i Listës Zgjedhore, shtëpi të stërmbushura me votues

Redaksia e Portalb.mk kërkoi përgjigje nga KSHZ për problemin e tillë, ndërsa përgjigja që morëm është se bëhet fjalë për problem teknik.

“Arsyeja është se nga MPB-ja të dhënat vijnë vetëm më alfabet cirilik, por ne kemi angazhuar persona të cilët do të përgatisin softuer-program, për përpunimin metodologjik të Listës Zgjedhore dhe ky softuer është paraparë që n fund ta rregullojë edhe atë çështje që të dalin emrat edhe në alfabet latin. Kjo do të bëhet në afat deri para zgjedhjeve më 5 qershor dhe me këtë rast dhe do të printohet për votim.” tha për Portalb.mk, Rexhep Prekopuca, anëtar i KSHZ.
LEXO: 127 votues në adresën e deputetes Daniela Rangellova

Ai shtoi se deri më tani përpunimin e Listës Zgjedhore e ka bërë Enti i Statistikës, ndërkaq me ligjin e ri për përpunimin e Listës Zgjedhore do ta bëjë Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

“Së bashku me IFEX jemi angazhuar një ekip për të mundësuar edhe përdorimin e gjuhës shqipe.” tha për Portalb.mk, Prekopuca.
LEXO: LSDM: Listë e pastruar zgjedhore për zgjedhje korrekte

                                                                    Si të paraqesim parregullsitë?

Çdo qytetar që sheh parregullsi në Listën Zgjedhore, duke u nisur nga ajo që nuk gjendet në listë, ka adresë të gabuar, ka persona të panjohur në adresë të tij apo probleme të ngjashme…duhet të paraqitet në Njësinë Rajonale të vendit përkatës ku është e identifikuar parregullsia.

“Duke filluar nga e hëna ose e marta, do të ketë mundësi që në mënyrë elektronike të denoncohen parregullsitë në Listën Zgjedhore. Në mënyrë elektronike qytetarët duhet ta mbushin një formular me të dhënat e tyre personale dhe ta shënojnë se për çfarë parregullsie bëhet fjalë. Pasi të denoncohen rastet, pastaj ka procedurë ligjore. Qëllimi i këtij aplikacionit është mu ky qëllim, që qytetarët të na tregojnë se në çfarë parregullsi kanë hasur dhe në pastaj në bazë të dispozitave ligjore të reagojmë.” tha për Portalb.mk, Prekopuca.

Në pyetjen se sa është e sigurtë qytetarët të vendosin numrin amë në këtë listë duke mos u keqpërdorur nga hakerë të ndryshëm të dhënat e tyre personale, pasi që njëra nga mundësitë për të gjetur emrin është vendosja e këtij numri, Rexhep Prekopuca tha që KSHZ ka marrë të gjitha masat të mos të hapen mundësit për keqpërdorim.

“Kemi procedurë si ti mbrojmë keqpërdorimin eventual e të dhënave personale.” tha për Portalb.mk, Prekopuca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button