Këta janë “Spetsnaz”, “njerëzit e zinj” të Putinit (Video)

Të gjithë i quajnë kështu: njerëzit e zinj të Putinit. Shkaku? Veprojnë gjithmonë në hije dhe veprimtaria e tyre nuk është legale sa mendohet.

Bëhet fjalë për “Spetsnaz”, forcat speciale ruse që prej muajsh veprojnë në Siri.

Por kush janë vërtet ata?

Një ish-agjent rus ka dhënë një intervistë për kohën kur ishte pjesë e këtyre trupave.

“Xhihadistët tmerrohen nga Spetsnaz. Po i eliminojnë një nga një”, thotë ish-agjenti Nicolai Lilin.

Ai thotë se Spetsnaz kanë një përgatitje të pabesueshme dhe janë të gatshëm për gjithçka.

“Në luftën moderne nuk është e mundur ndërhyrja ajrore pa operacione inteligjence në terren”, thotë Lilin.

Ai ka rrëfyer se të njëjtën gjë kanë bërë në Çeçeni vite më parë, dhe të njëjtën gjë po bëjnë në Siri kundër Shtetit Islamik, përcjell Tema.

“Këta personazhe në Siri janë të njëjtë si ata që luftuam në Çeçeni apo në Daghestan. Terroristë dhe kaq. Detyra e Spetsnaz? T’i vrasë një nga një”, thotë ish-agjenti.

Për sa i përket përgatitjes së këtyre trupave dhe a janë ato më efikaset në botë, Lilin jep një përgjigje diplomatike.

“Nuk mund të bëhet një klasifikim. Nga ata që unë njoh, janë të përgatitur amerikanët, gjermanët, britanikët dhe austriakët. Por sigurisht që Spetsnaz janë ndër më të mirët”, tha ai.

Lilin ka nxjerrë librin e tij dedikuar “Spetsnaz”, forcave elitare ruse duke treguar detaje nga betejat dhe përgatitja e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to zaho Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button