Protesta e radhës e Opozitës, më 26 mars

Liderët e tri partive opozitare kanë bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 26 mars, prej orës 14:00 në sheshin Skënderbeu.

Kjo është bërë e ditur nga tre liderët, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë në qendër të Prishtinës.

“Më 26 mars ora 14 do të ketë protestë gjithë popullore në sheshin Skënderbeu ku do të kundërshtojnë marrëveshjet për Zajednicën dhe Demarkacionin, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë. Gjithashtu do të ketë edhe kërkesa tjera”, kanë bërë të ditur liderët, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button