Nikollovski dorëzoi kallëzim penal kundër Cvetkov

Zëvendësministri plotësues për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Lupço Nikolovski sot në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekje të kriminalit të organizuar dhe korrupsion parashtroi kallëzim penal kundër ministrit Mihail Cvetkov.

Kallëzimi penal kundër Cvetkov, deklaroi Nikolovski është për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. “Ky kallëzim penal me të gjitha faktet e siguruara, është për skandalin me dhënien e tenderit nga Ministria, me vlerë prej gjysmë milionë eurove, firmës “Sileks nemetali”, pronë e “Sileks” SHA Kratovë. Ku “Sileks nemetali” ka fituar tenderin dhe kur janë paguar mjetet përmes agjencisë pagesore, Mihail Cvetkov në të njëjtën kohë është ministër për Bujqësi, por edhe anëtar i Këshillit Drejtues të “Sileks” SHA Kratovë”, theksoi Nikolovski në parashtrimin e kallëzimit penal.

Kjo, vlerësoi zëvendësministri plotësues, është përplasje klasike e interesave, keqpërdorim i institucioneve shtetërore dhe e të hollave të qytetarëve, si dhe e mediumeve, gjë që tregon se është e domosdoshme rregullimi i tyre. “Përgjegjës për këtë rast duhet të ketë. Çdokush që e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet”, theksoi Nikolovski, duke shtuar se shpreson procedurimin e kallëzimit penal së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button