Nëse nuk plotësohen kushtet për zgjedhje alternativa është “Qeveri ekspertësh”

Zgjedhje të pranuar nga të gjitha palët, nëse jo atëherë “Qeveri ekspertësh” mbetet e vetmja zgjidhje derisa nuk arrihet të plotësohen kushtet që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor.

Kështu vlerësuan OJQ-të dhe analistë politik gjatë tribunës me temë: “A janë të mundshme zgjedhjet demokratike më 5 qershor, a do të përsëritet 23 shkurti më 6 prill?”-organizuar nga organizatat qytetare “Proficio”, “Plan 4D dhe Onlimit Media, raporton Portalb.

“Para 10 muajve kërkuam qeveri ekspertësh për t’i rregulluar punët kancerogjene të këtij sistemi. Ne alarmuam se kushtet nuk po plotësoheshin dhe veç kësaj gjendja po vështirësohet. Pas vendimit për anulim ne ende shohim parregullsi në procesin për të siguruar kushte për zgjedhje. Presionet në administratë vazhdojnë. Nëse edhe kësaj here nuk arrijmë rezultat, atëherë duhet të kthehemi në kërkesën tonë të parë “qeveri ekspertësh”, që është proces i rëndë por i patjetërsueshëm”, theksoi Deralla.

“Zgjedhje të pranuara nga të gjithë. Jam optimist se mund të organizohet zgjedhje më 5 qershor, nëse arrihet që të zgjidhet çështja e mediave dhe në kohë pastrohet lista zgjedhore”, tha analisti Ramadani.

“Për zgjedhje kredibile është me rëndësi thelbi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe raporti i Pribe-s. Të mos harrohen këtu edhe mediat, por as Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj të fundit, e që ka ndërlidhje me atë që paralajmëroi Prokuroria Publike Speciale”, potencoi Bojan Mariçiq, drejtor ekzekutiv i Qendrës maqedonase për edukim evropian.

Në tribunë është diskutuar edhe çështja e mediave si komponentë kyçe për zgjedhje fer dhe demokratike.

Të gjithë ishin të pajtimit se pushteti ka arritur të marrë nën kontrollë shumicën e mediave. Dhe se, pa zgjidhje finale dhe pa rregulluar hapësirën mediatike zgjedhjet nuk mund të jenë të mundshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button