LSDM: Listë e pastruar zgjedhore për zgjedhje korrekte

Ueb aplikacioni në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për kontrollin qytetar të listës zgjedhore, tregon se sa është i domosdoshëm pastrimi me kohë dhe i rrënjësishëm i listës zgjedhore, thekson LSDM-ja në kumtesën për mediat.

“Vërtetohet ajo që LSDM-ja e flet gjithë kohën. Vetëm disa shembuj tregojnë se në një adresë figurojnë nga 60, madje edhe më shumë persona. Në njërën adresë në Shkup janë regjistruar 66 persona. Në njërën adresë në Resnjë janë regjistruar 34, ndërsa në një tjetër 24 persona”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së edhe një herë është konfirmuar ajo që është thënë me Të vërtetën për Maqedoninë, se janë organizuar zgjedhje kriminale, me korrupsion, votues fantomë dhe keqpërdorime të institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button