Hoyt Brian Yee: Zyrtarët përgjegjës për krizën duhet të japin llogari për veprimet e tyre

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, pas takimeve me kreun e shtetit dhe liderët e disa nga partive politike u prononcua për mediat duke shpalosur pikëpamjet e tij nga këto takime, raporton Anadolu Agency.

Yee tha se nga vizita e tij e fundit në prill të vitit të kaluar, kur kriza politike ishte në fillimet e saj, janë bërë shumë gjëra mes të cilave marrëveshja e “Përzhinës”, implementimi i së cilës ka qenë njëra nga temat kryesore të takimeve me zyrtarët e vendit, në veçanti zgjedhjet të caktuara për datën 5 qershor.

Yee tha se ambasada e SHBA-ve, BE-së dhe partnerëve tjerë të Maqedonisë po bëjnë përpjekjet e vazhdueshme të mbështesin qeverinë, partitë politike dhe institucionet që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

“Me vëmendje të veçantë është duke u përcjellë procesi i pastrimit të listës zgjedhore e cila është duke u përditësuar dhe jemi të lumtur që po bëhet kryqëzimi i të dhënave, ndërsa po përcjellim edhe reformat në media dhe rolin e tyre për të garantuar garë të barabartë gjatë periudhës parazgjedhore” tha Yee. Ai shtoi se vëmendja e tyre është e përqendruar edhe te votuesi i cili sipas tij duhet të jetë i lirë nga presionet, ndërsa po monitorohet edhe ndarja e partisë nga shteti.

Sa i përket kushteve të dala nga marrëveshja politike e “Përzhinës”, Yee tha se me vëmendje të veçantë ndiqet edhe puna e Prokurorisë Speciale, ndërsa u bëri thirrje politikanëve dhe institucioneve të shtetit të bashkëpunojnë me prokurorinë që puna e saj të jetë jopolitike dhe e pavarur.

“Në të gjitha takimet që kishim kemi nënvizuar rëndësinë për ta mbështetur Prokurorinë dhe sundimin e ligjit se të gjithë zyrtarët përgjegjës për krizën duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre në përputhje me ligjin” tha ai.

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan në fund të konferencës për mediat tha se Maqedonia ka kohë të mjaftueshme të mbajë zgjedhjet e 5 qershorit nëse liderët e partive politike, mediat dhe zyrtarët qeveritar punojnë për të përmbushur kushtet siç janë pastrimi i listës zgjedhore, reformat në media dhe sigurimi i një ambienti të qetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button