Jahtë me rrota

[Recension: A është kjo jahta e Sheqerinskës?]

Teksit bën një gabim katastrofal. Thënë me zhargonin e futbollit – në vend të penalltisë gjuan nga ofsajdi. Artikulli ka “mangësi të lindur”, është harruar të bashkangjitet dëshmia kurorë për “jahtën” e pretenduar të njeriut të dytë të opozitës dhe në vend të saj është “ngjitur” fotografia e rimorkios për kampim. Rezultati është humoristi, siç konstatojnë edhe lexuesit në komentet që i kanë bërë në fund të artikullit.

 11111Linku deri te artikulli origjinal: A është kjo jahta e Sheqerinskës?

 Data dhe koha e publikimit: 28.02.2016 13:27

 Data e recensionit: 01.03.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

  

FOTORAFI E GABUAR

Kemi një material që është dashur t’i bashkangjitet tufës së teksteve për atë se në një hangar në një lagje të Shkupit është parkuar një gliser, për të cilin thuhet se është në pronësi të Radmilla Shekerinsës dhe ndërlidhet me pushimin e saj të vjetshëm në Greqi, ku ajo ishte fotografuar me familjen e saj.

Artikulli origjinal, gjegjësisht “ekskluziviteti” nga i cili buron teksti, ka edhe video-inçizim ku me të vërtetë shihet një mjet lundrues, me emër karakteristik, i vendosur në një objekt. Mirëpo, për dallim nga origjinali, kopja nuk i ka elementet kyçe multimediale që do të duhej ta sqarojn këtë tregim. Në fakt, në vend të mjetit lundrues, gliserit ose jahtës, siç parapëlqejnë disa ta quajnë, lexuesve u është ofruar një fotografi me një send krejtësisht të ndryshëm – nga një rimorkio të cilën e tërheq një kamion. Domethënë, nuk ka as “J” nga jahta famoze.

Siç thotë thënja popullore: “Kudra e shpejtë lind qen të verbër”. Kështu edhe në këtë rast – është marrë fotografia më e parëndësishme nga aj që ka qenë në dispozicion. Video-inçizimi në materialin origjinal përveç të ashtuquajturës jahtë tregon edhe një rimorkio, me siguri ajo që është shfrytëzuar për foto-ilustrim, e cila është e parëndësishme në tregimin i cili duhet të na e paraqesën jetën luksoze të nënkryetares së LSDM-së. Ja se çka fitohet kur përzihen mjete të ndryshme transportuese, disa në tokë, disa në det.

Poashtu, teksti pyet: “A është kjo jahta e Sheqerinskës”, mirëpo nga ana tjetër, аspak nuk i janë paraqitur që të marrin deklaratë prej saj. A nuk është njëra nga rregullat e arta të gazetarisë, që të dëgjohet edhe pala e dytë.

E kur parashtrohet pyetja se “A është kjo jahta e Sheqerinskës”, do të thonim jo. Pse? Për shkak se në fotografi nuk shihet “jahtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button