Absurdi i Listës Zgjedhore, shtëpi të stërmbushura me votues

Të vdekur, të shpërngulur dhe votues “fantomë”, ka zbuluar BIRN vetëm pas disa publikimit të aplikacionit për vërtetimin e Listës Zgjedhore, edhe pse atje qëndron se të dhënat janë ë përditësuara deri më 1 dhjetor 2015.

Nëpërmjet këtij aplikacionit KSHZ-ja prezantoi mënyrat e reja të kontrollit të listës së zgjedhësve në mënyrë elektronike në ueb-faqen zyrtare të këtij institucioni. Tani më çdo qytetar ka qasje të kontrollojë listën zgjedhore të plotë edhe atë nëpërmjet disa formave: duke futur emrin dhe mbiemrin e personit që kërkojnë ose duke kërkuar votuesit sipas adresës ku jetojnë.

LISTA ZGJEDHORE ONLINE KLIKO KËTU.

Shumë punë do të ketë Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), gjatë pastrimit të Listës Zgjedhore, nëse gjykojmë sipas ueb-aplikacionit për vërtetimin e Listës Zgjedhore që e ka publikuar KSHZ, transmeton Portalb.

Gjithashtu vazhdon të jetë valide mënyra e kontrollit me ndihmën e numrit amë, formë që është aplikuar edhe deri më tani. Po qe se gjatë kontrollit të listës, qytetarët vërejnë të dhëna të dyshimta në listën zgjedhore për të njëjtat mund të dorëzojë njoftim deri te njësia rajonale e KSHZ-së.

Edhe pse në ueb-faqe shkruan se të dhënat janë të përditësuara deri më 1 dhjetor 2015, BIRN e ka gjetur personin Adnan Sadiki i cili, është i kërkuar nga Interpoli, e ka ndërruar emrin në Arijan Aliu dhe i cili ka vdekur para 1 viti në Shkup.

asdasfas

Për rastin në fjalë, BIRN ka shkruar para disa muajve.

Untitled6

Personi i cili 6 vite kërkohet nëpërmjet fletrarrestit nga Interpoli, në vend ka arritur ta ndërrojë identitetin ta kalojë kufirin maqedonas dhe të kthehet prapa pa e kapur. Adnan Sadiki në vitin 2014 ka vdekur, ndërkaq në evidencën e MPB-së ende llogaritet si i gjallë, me atë njëkohësisht edhe si votues në zgjedhje, ka shkruar BIRN para disa muajve.

Sadiki, ka qenë i gjykuar për tentim përdhunimi në qytetin Horsens në Danimark, ndërkaq pas mbajtjes së dënimit është dëbuar për në Maqedoni. Atëherë pushteti danez ka zbuluar se kundër ti ka pasur edhe një vepër penale, në të cilën është i gjykuar me 1 vjet e 9 muaj burg, por për shkak se në vitin 2009 nuk ka qenë i disponueshëm për Gjykatën, pas tij është në kërkim Interpoli, transmeton Portalb.

Pas hetimit dymujor, BIRN, zbuloi se personi në fjalë nëpërmjet sistemit të institucioneve përkatëse, ka arritur ta ndërroj identitetin në Arijan Aliu.

Ekipi i BIRN-it, ka arritur të takohet me familjen e tij, që u ka dhënë përgjigje tronditëse, gjegjësisht familja u ka thënë se Sadiki në Janar të vitit 2014 ka vdekur në Shkup. Familja gjithashtu ua ka treguar edhe varrin, ndërkaq mbi varr shkruan emri i tij i tretë – Atnan Aliu, transmeton Portalb.

Për vetëm disa orë kërkim BIRN ka gjetur edhe nga tre adresa të ndryshme, të cilat tregojnë se në një banesë janë të shkruar nga 20, 30, madje edhe nga mbi 60 persona.

Kështu në adresën “Vasil Gjorgjov” numër 27, e cila sipas dëshmive të fqinjëve me vjet janë regjistruar se jetojnë, ndërkaq me atë kanë të drejtë vote 30 votues.

1

Rasti i ngjashëm është edhe me votuesit e rrugës “Maksim Gorki” numër 11, banesa numër 2. Në këtë banesë janë të shkruar se jetojnë 67 persona. Shtëpia e braktisur në Qendrën e Shkupit ka qenë aktuale edhe për zgjedhjet e vitit 2013, kur në publik u zbuluan, votuesit “fantomë” që sipas të dhënave, ata kanë pasur të drejtë vote, ndërkaq kanë qenë të regjistruar në një shtëpi ku thuajse më shumë se një dekadë nuk ka jetuar askush, transmeton Portalb.

2

2b

Gjithashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2013, në rrugën “Kiro Krstevski Pllatnik” numër 11, në banesën numër 3 janë regjistruar 33 persona, ndërkaq në banesë kanë jetuar vetëm 2 persona, ashtu siç ka deklaruar vet pronari i banesës para 3 viteve. Ai atëherë ka thënë se e di që në Listën Zgjedhore të adresës së tij janë të shkruar mbi 30 persona, por nuk ka reaguar askund.

3

Përveç kësaj, në listën i cili i është dhënë për ekspertizë publikut, mund të shihet numër i madh i votuesve në adresën “Dimçe Mirçev” 8 dhe “Dimçe Mirçev” 4, por nuk ka të dhëna për hyrjen dhe për banesën në të cilin jetojnë këto persona.

3

Portalb gjithashtu ka zbuluar se në rrugën “29 nëntori nr.52” – Tetovë. Në shtëpinë në të cilën jetojnë 5 banorë (votues), janë të shënuar 19 votues, nga të cilët 5 janë banorët e shtëpisë, disa nga ato janë fqinjë, ndërkaq ka edhe persona për të cilët, sipas dëshmitarit, nuk janë të njohur për to.

Elida

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button