KNR: Strategjia për të rinjtë nuk mund të zbatohet pa buxhet, plan dhe të rinjtë

“Menjëherë pas miratimit të strategjisë nacionale për të rinjtë 2016-2025, nga Qeveria Teknike e Repblikës së Maqedonisë, dhe pas shprehjes së Qëndrimit të Këshillit Nacional Rinor (KNR), është hapur proces për krijimin e planeve aksionare, por e njëjta nuk është i hapur për të gjithë ata që duan të kyçen dhe të japin kontribut për krijimin e dokumenteve në të cilën strategjia do të ishte më gjithëpërfshirëse”, njoftojnë nga KNR, transmeton Portalb.

KNR i bën thirrje Agjencisë për të Rinj dhe Sport, që të fillojnë proces inkluziv dhe transparent për përgatitjen e planit aksionar, plan për mbikëqyrjen e kornizës buxhetore për Këshillin Nacional të Rinjve dhe t’i kyç organizatat e të rinjve që në krijimin e planit.

Qeveria e R. së Maqedonisë në mbledhjen e saj të pestë të mbajtur më 02.02.2016 e miratoi Strategjinë Nacionale për të Rinj 2016-2025, dokument i cili do të definon përpilimin e politikave dhe investimeve tek të rinjtë në 10 vitet e ardhshme. /Portalb

LEXO: KRNM: Miratohet strategji nacionale për të rinjtë, pa pajtimin e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button