Juncker: Ukraina me gjasë nuk do të hyjë në BE për 20-25 vjet

Ukrainës do t’i duhen të paktën 20 deri në 25 vjet që t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka thënë sot Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Ukraina, definitivisht nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e BE-së gjatë 20-25 viteve të ardhshme, e gjithashtu as anëtare e NATO-s”, ka thënë ai gjatë një fjalimi në Hagë, transmeton REL.

Përderisa Juncker nuk dha shpjegime pse Ukrainës do t’i duhet të presë kaq shumë, fjalimi i tij kishte synim që t’i siguronte votuesit holandezë se marrëveshja e këtij viti ndërmjet Ukrainës dhe BE-së nuk është hap i parë drejt bashkimit të shpejtë të këtij vendi në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button