Titulli e ka prishur tekstin

[Recension: Njerëzit e Verushevskit akoma përgjojnë për LSDM-në?]

Теkstin që e recensojmë është propozim nga një lexues i jonë. Artikulli është korrekt, problemin e vetëm e ka me titullin, i cili është manipulues dhe nxitës.

Луѓето на Верушевски с` уште прислушуваат за СДСМLinku deri te artikulli origjinal: Njerëzit e Verushevskit akoma përgjojnë për LSDM-në?

Data dhe koha e publikimit: 29.02.2016

Data e recensionit: 02.03.2016

Recensues: Аna Anastasovska

TITULL MANIPULUES

“Pavle Sazdovi hapi një dilemë – Njerëzit e Verushevskit akoma përgjojnë për LSDM-në?”.

Titulli i këtillë e ka nxitur lexuesin tonë të shkruajë:

“Titull manipulues për njerëzit të cilët kanë mërzi ta lexojnë tekstin deri në fund. Përndryshe teksti pastaj është korrekt dhe deri diku e sqaron situatën në komisionin kuvendor me deklaratë nga të dyja palët. Vetëm një gjë nuk e kam të qartë se si kanë arritur të fusin një titull të këtillë “për askund”?”

Konstatimi i këtillë është i saktë. Në fakt, mbititulli dhe titulli janë manipulues dhe kombinimi i këtillë është bërë qëllimisht që të krijohet një pasqyrë e gabuar në publik se Verushevski është ai që ka përgjuar edhe atë për LSDM-në.

Pastaj, me një titull të formuluar në këtë mënyrë, duke hedhur dyshim haptazi mbi Verushevskin dhe LSDM-në, shkilet e drejta e supozimit të pavarësisë – në këtë rast e Verushevskit, i cili është i akuzuar në rastin “Puçi”, për të cilin akoma është duke u zhvilluar procedura, gjegjësisht nuk është sjellë vendim përfundimtar.

Titulli i këtillë është në kundërshtim me nenin 8 të Kodit të gazetarëve, ku qartë thuhet se:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi.
Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, duhet të raportohet për të gjitha palët e përfshira në kontest dhe nuk duhet të sugjerohet në lidhje me vendimin
.

Pra, edhe pse pjesa përmbajtësore e tekstit është korrekte, i ka qëndrimet e të dyja palëve – edhe të pushtetit edhe të opozitës – për fat të keq, i gjithë artikulli është prishur me titullin manipulues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button