Belgët: Ja formacioni i Kosovës

Mediat e huaja vazhdojnë të merren me futbollin kosovar, konkretisht përfaqësuesen, e cila ende nuk mund të merr pjesë në gara ndërkombëtare.

Këtë herë, mediat belge, kanë krijuar një formacion të ëndrrave të Kosovës, me lojtarët të cilët në të ardhmen mund të veshin fanellën e ‘verdhekaltërve’.

Portali ‘lameuse.be’ ka përfshirë në formacion edhe talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn, të cilin po e kërkon Kombëtarja e Belgjikës.

Në portë ata kanë inkuadruar Samir Ujkanin, pastaj në mbrojtje janë Lorik Cana e Mërgim Mavraj të ndihmuar nga anësorët Taulant Xhaka e Përparim Hetemaj.

Formacion 4-5-1, ka bërë që mesfusha të përbëhet nga Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Valdet Rama, kurse në sulm i vetëm është Admir Mehmedi i Freiburgut. Ky i fundit është nga Maqedonia, dhe nuk ka të drejtë të luajë për Kosovën në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button