Sot nisin aktivitetet për “Epopenë e UÇK-së”

Komuna e Skënderajt së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë organizuar një varg aktivitetesh me rastin e e shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, transmeton Klan Kosova.

Ekzekutii ka ndarë edhe 50 mijë euro për organizimin e këtij manifestimi

Më poshtë mund ta lexoni agjendën e plotë të “Epopesë së UÇK”

 Programi:

  1. Më 4 Mars 2016

 

  • Ora 12:00; Promovimi i librit “Pritje” i autorit Kadri Mehmeti në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj

2.  Më 5 Mars 2016

  • Ora 10:00;  Hapja e Turneut “Kupa Adem Jashari” në Voljeboll, në Klinë të Epërme
  • Ora 11:00;  Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari“ në Prishtinë, do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së
  • Ora 13:00  Hapja e Ekspozitës me fotografi e fotografit Sefer Aliçkaj në Kompleksin përkujtimor Adem Jashari  në Prekaz
  1. Më 6 Mars 2016
  • Ora 09:00; Homazh pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj
  • Ora 09:15; Homazhe nga institucionet lokale në Kompleksin Adem Jashari në Prekaz
  • Ora 10:00; Homazhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz, nga përfaqsuesit e Institucioneve qendrore
  • Ora 11:00;  Finalja e Turneut „Kupa Adem Jashari“në Klinë të Epërme
  • Ora 18:00; Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

4. Më 7 Mars 2016

  • Ora 17:45; Fillon Manifestimi Riti i dëshmorëve, Ndezja e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari“ në Prekaz.
  • Ora 18:00;  Vazhdon manifestimi ’’Nata e Zjarreve“ me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.

Paraprakisht qyteti i Skenderajt do të stoliset me flamuj dhe transparente kushtuar Epopesë së UÇK-së!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button