Kurc: I vlerësojmë lartë përpjekjet e Maqedonisë në krizën e emigrantëve

­ Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc në intervistë për MIA-­n i jep mirënjohje Maqedonisë për qasjen në rregullimin dhe kontrollimin e krizës së migrantëve, dhe thotë se për zgjidhje të saj, është e domosdoshme që Evropa sërish të vendosë kontroll ndaj kufijve të saj të jashtëm.

Kurc, i cili merr rol udhëheqës në ballafaqimin me çështjen e migrantëve dhe e hapi ofertën për mbështetje ushtarake austriake për Maqedoninë në mbrojtje të kufirit jugor, shton se para Evropës sapo janë sfidat për integrim të fluksit të deritanishëm të migrantëve dhe për ballafaqim me rreziqet e sigurisë.

“Maqedonia jep gjithçka nga vetja që ta mbrojë kufirin me Greqinë me qëllim që të rregullohet hyrja e migrantëve dhe ne lart i vlerësojmë këto përpjekje. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta ndihmojmë Qeverinë e Maqedonisë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye Austria dërgoi 20 oficerë policorë, ndërsa Ministria jonë e Mbrojtjes për momentin po i vlerëson mundësitë edhe atë që t’i dërgojë ndihmë Maqedonisë”, deklaroi Kurc në intervistën e tij për MIA-­n. Ndikimi i Austrisë, si shtet udhëheqës midis një sërë vendeve të Evropës së Mesme të cilët e ngritën çështjen e sigurimit të kufijve evropianë, shkaktoi kritika të ashpra nga ana e Greqisë të orientuara drejt këtij vendi, ndërsa posaçërisht drejt ministrit të tyre të njohur të Punëve të Jashtme.

Për MIA-­n, Kurc thotë se Austria ka investuar përpjekje që t’i ndihmojë Greqisë, por që ky vend ka obligim, me ndihmë evropiane, ta sigurojë kufirin e jashtëm, përmes të cilit mbi një milion migrantë deri më tani kanë hyrë në Evropë. Kurc në Austri është i angazhuar edhe për çështjen e integrimit të tanimë migrantëve të mbërritur. Për MIA­-n, ai thekson se detyra e shteteve ku migrantët kërkojnë azil dhe mbrojtje të përhershme, ndërsa shumë më e vështirë nga detyra e shteteve përmes të cilëve ata vetëm kalojnë.

“Austria vitin e kaluar pranoi 90.000 kërkesa për azil. Kjo do të thotë se, për një banor, ne jemi shteti i dytë evropian sipas numrit të kërkesave të pranuara, pas Suedisë. Madje jemi para Gjermanisë. Ne jemi njëkohësisht edhe vend destinues dhe vend transitor. Më besoni se është një sfidë shumë më e madhe që të jesh vend i cili është destinacion përfundimtar për migrantët! Unë nuk jam vetëm ministër i Punëve të Jashtme, por edhe ministër i Integrimeve, dhe e di se çfarë flas. Integrimi i të gjithë azilkërkuesve të cilët erdhën gjatë vitit të kaluar është sfidë e madhe për gjithë Qeverinë. Duhet t’u sigurojmë orë për gjuhë gjermane, t’i informojmë për vlerat evropiane dhe të kujdesemi që sa më shpejt që është e mundur të hyjnë në tregun e punës, që kërkesat e tyre për azil të mund të aprovohen”, thotë ministri Kurc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button