KSHZ prezantoi mënyrat e kontrollit të Listës Zgjedhore, ja si të gjeni veten në listë

KSHZ-ja prezantoi mënyrat e reja të kontrollit të listës së zgjedhësve në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të këtij institucioni. Tani më çdo qytetar ka qasje të kontrollojë listën zgjedhore të plotë edhe atë nëpërmjet disa formave: duke futur emrin dhe mbiemrin e personit që kërkojnë ose duke kërkuar votuesit sipas adresës ku jetojnë.

LISTA ZGJEDHORE ONLINE KLIKO KËTU.

Gjithashtu vazhdon të jetë valide mënyra e kontrollit me ndihmën e numrit amë, formë që është aplikuar edhe deri më tani. Poqe se gjatë kontrollit të listës, qytetarët vërejnë të dhëna të dyshimta në listën zgjedhore për të njëjtat mund të dorëzojë njoftim deri te njësia rajonale e KSHZ-së.

Nga KSHZ u zotuan se do të shqyrtojnë çdo kërkesë ose ankesë të qytetarëve dhe do të veprojnë në bazë të kompetencave të tyre ligjore. Poashtu çdo qytetarë ka të drejtë të dorëzojë kërkesë deri te njësia rajonale e KSHZ-së që, për shkaqe sigurie, adresa e tij të mos shfaqet në listën e zgjedhësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button