BIRN fitues i sivjetshëm i çmimit “Nikolla Mlladenov” me artikujt për Shkupin 2014

Ekipi hulumtues i BIRN Maqedoni është fituesi i çmimit “Nikolla Mlladenov” storje më të mirë hulumtuese të vitit nga Media Instituti i Maqedonisë (MIM) për një seri artikujsh dhe bazën e të dhënave për ndërtesat, monumentet, skulpturat dhe fasadat e projektit Shkupi 2014.

Fitues i çmimit të dytë është gazetarja Biljana Nikolovska nga TV Telma me filmin dokumentar “Si sistemi shëndetësor vret një fëmijë”, i dedikuar për Tamarën e vogël nga Velesi, e cila vdiq duke pritur institucionet që të japin fonde për shërim jashtë vendit. Çmimin e tretë e ndanë Xhelal Neziri nga rrjeti hulumtues SCOOP për hulumtimet të lidhura me Jugohromin dhe ndotjen e ajrit në Tetovë dhe ekipi i gazetarëve nga portali Nova TV për serinë e artikujve në lidhje me aferën e “Telekomit”.

Gjatë ndarjes së çmimit gazetaresk “Nikolla Mlladenov” për storje më të mirë investigative në vitin 2015, juria e përbërë prej redaktorëve dhe gazetarëve të shquar Zoran Ivanov, Katerina Bllazhevska,Fatos Musliu, Sasho Kokallanov dhe Tomisllav Kezharovski, ndër të tjera, theksoi se shumica e gazetarisë hulumtuese dhe të tregimeve hulumtuese janë prodhuar me ndihmën e mjeteve nga fondet ndërkombëtare, dhe se mediat e vendit për çdo vit investojnë në të më pak e më pak.

MIM e ndan këtë çmim 15 vite me rradhë, si pjesë e përpjekjeve për të promovuar gazetarinë profesionale dhe vlerat demokratike në vend. Siç informohet nga Instituti, sivjet në konkurs kanë aplikuar 20 autorë dhe ekipe të gazetarëve hulumtues, me 37 tregime të përfshira në 97 tekste/artikuj të botuar në gazeta, në televizione dhe internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button