Maska fenomenale nga krastaveci

Maskat me produkte natyrale sa vjen dhe po preferohen më shumë. Këtë herë rradhën e ka kastraveci. Bëhet fjalë për një maskë për lëkurat e ndjeshme, e cila ushqen, hidraton lëkurën në thellësi, mbyll poret dhe pastron shenjat e kuqe pas acarimit të lëkurës.

Çfarë do t’ju nevojitet:

Një kastravec i vogël
Gjysëm filxhan kos
3 lugë qumësht të mpiksur

Përgatitja:

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Grini kastravecin dhe e bashkoni me kosin dhe qumështin. Përzijeni mirë derisa përbërësit të kthehen në një masë dhe maska është gati.

Përdorimi:

E përhapni maskën në fytyrë dhe në pjesën e qafës duke e masazhuar njëkohësisht. E lini për pesë minuta dhe shpëlani me ujë të freskët.

Extra tip. Lëngu i kastraveci mund të përdoret për djegiet nga dielli sepse freskon lëkurën dhe shpejton shërimin. Gjithashtu, ai rekomandohet edhe kur fëmijët kanë temperaturë sepse tonifikon organizmin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button