AI: Forcat ruse dhe të regjimit sirian qëllimisht i sulmojnë spitalet

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) njofton se Rusia dhe forcat e regjimit sirian i vendosin në objektiv qëllimisht spitalet përreth Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata me qendër në Londër në raportin e saj në lidhje me zhvillimet në Siri thekson se ajo ka përcaktuar se për ti hapur rrugë ofensivës së Halepit forcat e Rusisë dhe të regjimit sirian në tre muajt e fundit kanë vendosur në objektiv në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike spitalet dhe qendrat e tjera shëndetësore.

Në raport thuhet se organizata ka mbledhur prova bindëse se vetëm në 12 javët e fundit janë vendosur në objektiv qëllimshëm të paktën 6 spitale, qendra shëndetësore dhe klinika në veri të Halepit.

“Forcat e qeverisë së Sirisë dhe aleatët e saj, kanë intensifikuar sulmet kundër elementëve shëndetësore teksa në rajon vazhdojnë punimet në lidhje me marrëveshjen e për ndalimin e luftimeve. Para ofensivës së Halepit madje edhe spitalet nëntokësore janë shkatërruar si përgatitje për zbrazjen e rajonit”, qëndron në raportin e AI-së.

Më tej në raport thuhet se “spitalet janë shndërruar në vijë të parë të frontit” duke qenë nën objektivin e sulmeve thuhet se “Këto sulme nënkuptojnë krime lufte”.

– “Në mënyrë të hapur shkelin ligjin humanitar”

Autoritetet e organizatës Amnesty International pasi kanë kontaktuar me persona dëshmitarë kanë theksuar se këta persona janë shprehur se “gjatë sulmit përreth spitaleve dhe qendrave shëndetësore nuk ka patur ndonjë mjet ushtarak, ndonjë pikë kontrolli apo ndonjë luftëtar dhe se spitalet kanë qenë plotësisht në funksion humanitar”.

Drejtoresha e organizatës për programin ndërkombëtarë për ndërhyrje ndaj krizës, Tirana Hassan në një deklaratë në lidhje me raportin ka thënë se: “Forcat e Rusisë dhe të regjimit duke vënë qëllimshëm nën objektiv qendrat shëndetësore shkelin në mënyrë të hapur ligjin ndërkombëtar humanitar. Spitalet në rajonet nën kontrollin e opozitarëve përreth Halepit, ndodhen në objektivin parësor të forcave të Rusisë dhe qeverisë së Sirisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button