Juan: Juventusi më la pa gjumë

Mbrojtësi i Inter, Juan Jesus ka thënë se nuk e kishte aspak të lehtë që të flinte pas disfatës në Coppa Italia, nga Juventus.

Nerazzuri humbën në rrethin e parë të gjysmë-finales me rezultatin 3:0 në Turin, por që mbrëmë arritën që ta qojnë ndeshjen në penalti me një fitore 3:0, por që më pas humbën.

“Kam fjetur shumë pak”, ka thënë Jesus.

“Kam shkuar në shtrat në pesë të mëngjesit për shkak të adrenalinës. Neve na duhej pushim, por duhet të jemi të kënaqur me atë që bëmë dje. Nuk ishte e lehtë të flihej, luajtëm ndeshje të mirë”.

Ai ka thënë se në këtë rast ka edhe pak vend për t’u dëshpëruar por që Juventusi nuk është skuadër e lehtë për ta mposhtur, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button